Mjeku Sallabanda: Vaksinimi anti-covid i grave shtatzëna nuk ka rrezik

Mjeku Kita Sallabanda i cili jeton dhe punon në Spanjë, thotë se dy janë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me Covid-19. ”Lëvizja e lirë e turistëve dhe emigrantëve drejt Shqipërisë dhe përhapja e variantit ”Delta””.

“Nëse Shqipëria kishte shifra shumë të mira, ardhja e turistëve shtuan numrin e të sëmurëve me Covid. Tani është futur varianti Delta i cili ka një infektueshmëri më të madhe. Janë këta dy faktorë që bën të mos kemi shifrat e janarit, por të kemi një rritje të personave të infektuar”,-tha Sallabanda.

Përsa i përket vaksinimit te gratë shtatzëna, mjeku thekson se janë bërë studime dhe është parë se nuk ka efekte negative vaksinimi i tyre. Sipas studimeve imuniteti që merr nëna përmes vaksinës i kalon edhe foshnjës në rastin kur është shtatzënë, dhe fëmijës kur e ushqen me gji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?