Salvini emocionet nga flamuri shqiptar: Italia është shtëpia juaj, jeni vëllezërit dhe mortrat e mi (VIDEO)

Lideri i Lega Nord në Itali, Matteo Salvini ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një mitingu në Emiglia Romana. Politikani i djathtë është shprehur ndër të tjera se, shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali, janë vëllezërit dhe motrat e tij.

Deklarata e kreut të opozitës italiane erdhi teksa gjatë mitingut të tij po valëvitej edhe një flamur shqiptar.

“Shikoni sa bukur, krahas flamurit trengjyrësh, është flamuri i Legas dhe flamuri shqiptar. Shqiptarët që janë me dokumente të rregullta në Itali janë vëllezërit dhe motrat e mi”, u shpreh Matteo Salvini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamuri shqiptar ishte ngritur nga disa të rinj Partisë Demokristane të Nard Ndokës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?