“Sami Frashërit” nuk i mban rikonstruksioni, i vendoset shiriti pas tërmetit

Gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet i është vendosur mëngjesin e sotëm shiriti i sigurisë.

Rikonstruksioni i shkollës u bë në korrik të 2018, dhe u përurua nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por pavarësisht kësaj dëmet kanë qenë të shumta.

Shkolla ka dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në të nuk mund të zhvillohet mësim pa ndërhyrje.

Në mbledhjen e stafit pedagogjik që u mbajt paraditen e sotme u vendos që procesi mësimor për këta nxënës të nisë pasdite te shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”

E demtuar eshte dhe shkolla 9 vjecare “Emin Duraku” në Tiranë.

Nga termeti i 26 nentorit në Tiranë janë dëmtuar 11 shkolla.

Ora News - "Sami Frashërit" nuk i mban rikonstruksioni, i vendoset shiriti pas tërmetit

SHKARKO APP