Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Charles Michel: Më 6 dhjetor do të jemi në Shqipëri
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, me anë të një postimi në Tëitter, ka bërë të ditur se më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Charles Michel në Twitter.
Kjo do të jetë hera e parë që ky samit do të mbahet në një prej vendeve të rajonit dhe për këtë është vendosur Tirana.
We will hold the next #EU #WesternBalkans summit in the region – on 6 December in Tirana, Albania 🇦🇱 to reaffirm our reinforced engagement.
Western Balkans are a key priority for the European Union.
The EU and the Western Balkans need each other.@ediramaal
— Charles Michel (@CharlesMichel) October 23, 2022
KOHA JONË SONDAZH

