Kryeministri Rama me Tony Blair në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes: Ja ku synoj të jetë Shqipëria pas 5 vitesh
Kryeministri Edi Rama në Dubai në një bashkëbisedim me Tony Blair, ish-kryeministrin britanik, tha se teknologjia jep shumë mundësi.
Ai tha se ndonëse ka vizituar 6 herë Emiratet e Bashkuara, nuk kishte parë kurrë një polic në rrugë.
“Nuk na duhet të shtyjmë malet, por të përballemi me sfidat. Kam vizituar mbi 6 herë Emiratet e Bashkuara dhe nuk kam parë akoma një polic, kjo falë teknologjisë. Përveç teknologjisë mund të ulim kriminalitetin. Në skenarin e 5 viteve, Shqipëria do të doja të ishte dhe sillej si një vend i BE-së.”, tha Rama në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.
Kryeministri Rama më tej deklaroi se Tony Blair ishte arsyeja se pse ai është bërë kryeministër.
“Dua të korrigjoj diçka. Dua t’i them auditorit, që s’do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara Tony Blair. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër. Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.