Samiti i BE në Tiranë, Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
Më 16 Maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen të gjithë liderët e Europës.
Sali Berisha thotë se Partia Demokratike mund të kishte lobuar kundër Edi Ramës, por nuk e bëri këtë gjë për shkak se dëmtonte Shqipërinë.
Berisha theksoi se PD nuk loboi kundër Ramës që të mos mbahej ky samit në Tiranë për shkak se dëmtoheshin interesat e Shqipërisë.
Sali Berisha: Ai vendim është marrë para 1 viti, por po të lobonim nuk mund të them se e prishnim por…nuk lobuam asnjë ditë kundër.
Blendi Fevziu: Kjo është gjë e mirë që keni bërë, se në fund të fundit është për Shqipërinë.
Sali Berisha: Ne nuk lobuam. Edi Rama e meritonte, por Shqipëria është tjetër, Edi Rama është tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

