Samiti i BE-së në Tiranë me shportën plot, Von der Leyen jep detajet e paketës 1 miliardë euro
Në konferencën e përbashkët pas samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt këtë të martë në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen vlerësoi marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Ju përgëzoj për marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal”, tha në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Ramën. Nga ana tjetër, ajo theksoi edhe se paketa prej 1 miliard euro, është për mbështetjen e energjisë dhe është ndarë në dy pjesë.
“Për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, ne të përballemi me këtë sfidë së bashku, në mënyrë të këtillë ku ne reflektojmë gjithçka që do të bëjmë ne në Bashkimin Evropian, reflektohet edhe këtu në Ballkanin Perëndimor.
Fakti që familja dhe bizneset këtu do të kalojnë vështirësi po aq sa kalojmë edhe ne, për ne është shumë me rëndësi që të japim zgjidhje të njëjta. Kjo paketë prej 1 miliard euro, për mbështetje për sektorin e energjisë është ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro mbështetja e drejtpërdrejtë buxhetore e cila jep mundësi që në formë të shënjeshtruar t’i jepet ndihmë familjeve në nevojë, si dhe bizneseve në nevojë.
Pjesa e dytë 500 milionë tjera, janë mbështetje për infrastrukturën, në mënyrë që të bëhet e pamundura të bëhen investimet për energjinë e së ardhmes”, tha Von Der Leyen.