Samiti i Biden për demokracinë, Osmani: Do të angazhohemi kundër propagandës ruse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin për Demokracinë të organizuar online nga presidenti i SHBA-së, tha se demokracia nuk duhet të merret si e mirëqenë. Ajo u zotua se Kosova do të punojë me të gjitha shtetet për të kundërshtuar ndërhyrjen dhe propagandën ruse dhe për ta promovuar paqen në mbarë botën.

”Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm”.

Osmani si zotim të dytë bëri forcimin e rolit të gruas. ”Ne gjithashtu do ta miratojmë një strategji kombëtare të guximshme kundër dhunës me bazë gjinore për ta zbatuar Konventën e Stambollit, për ta frenuar këtë epidemi përmes parandalimit dhe mbrojtjes dhe duke i rritur dënimet minimale për të pasqyruar peshën e rëndë të krimeve me bazë gjinore”.

SHKARKO APP