Samiti i Ligës Arabe, Rama: Mirëpritëm mijëra opozitarë iranianë, siguria në rrezik nga aktivitetet armiqësore në Iran

“Ne i hapëm dyert të shpëtojmë mijëra iranianë. Mikpritja lidhet me një kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Prandaj është e rëndësishme të bashkëveprojmë”.

Kështu deklaron kryeministri Edi Rama nga samiti i Ligës Arabe që po mbahet sot në Athinë. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare u ndal tek strehimi i muxhahedinëve ndërsa pohoi se siguria është në rrezik për shkak të aktiviteteve miqësore në Iran.

“Po jetojmë një situatë të veçantë për sigurinë e cila është në rrezik nga aktivitetet armiqësore në Iran. Mirëpritëm mijëra vetë nga opozita iraniane, të cilët gjetën strehë në Shqipëri. Ne jemi popull mikpritës, kemi histori krenarie. Ne i hapëm dyert të shpëtojmë këta mijëra iranianë. Mikpritja lidhet me një kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Prandaj është e rëndësishme të bashkëveprojmë. Me botën arabe jemi në kushte miqësore. Shpresojmë t’i çojmë edhe më tej lidhjet tona”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se pak ditë më parë policia e Shtetit deklaroi se kishte parandaluar një sulm terrorist që ishte planifikuar të ndodhte në vendin tonë në festën e Novruzit, ndërsa u identifikua celula terroriste. Shënjestër e sulmit terrorist ishte organizata MEK, ndërkohë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 4 pjesëtarë të kësaj celule.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?