Samiti në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale është nënshkruar këtë të hënë gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë. Në këtë marrëveshje shtohen tanimë disa profesione të tjera, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të burimeve njerëzore.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Berlinit që mbajti sot punimet në Tiranë, konkretisht, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabic.

Marrëveshja parashikon njohjen e profesione, si farmacistë, veterinerë, infermiere dhe mami, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?