Samiti në Tiranë, presidenti i Këshillit Europian: Evropa duhet të jetë e bashkuar, paqja pa mbrojtje është iluzion

Në nisjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë me praninë e 47 liderëve, foli edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa. Gjatë fjalës së tij ai tha ndër të tjera se Evropa duhet të jetë e bashkuar, ku nënvizoi edhe se paqja pa mbrojtje është iluzion.

”Kemi promovuar të drejtat e njeriut, çështje që mund të avancohen vetëm nëse bashkëpunojmë në mënyrë kolektive. Rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Duhet të jemi të bashkuar dhe Evropa duhet t’ia dalë mbanë për të sjellë paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën. Paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet të krijojë kushtet e duhura për paqe në Lindjen e Mesme, se në rast se nuk e bëjmë këtë, do të minohet siguria e Evropës dhe vendeve fqinje, por edhe autoriteti i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa duhet t’ja dalë mbanë të zgjerojë rrjetet e tregtisë botërore. Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. BE e re do të jetë partner i besueshëm për integrimin evropian por edhe bashkëpunimin për energjisë, sigurinë dhe mbrojtjen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?