Samiti që nuk hapi negociatat, Ejupi: Shqipëria peng i projeksionit të BE-së

Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, nuk dha asgjë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Abdylvehab Ejupi, redaktori i TRT WORLD, thotë se mbetur për t’u parë nëse do të pranohet nga Maqedonia e Veriut propozimi i Macronit i miratuar me kushtet e reja nga Bullgaria. Ejupi tha se varet edhe nga presioni i BE-së.

”Ashtu siç u paralajmërua ditën e djeshme një propozim i tillë me këto shtesa veçanërisht për gjuhën maqedonase duket një refuzim fillestar, por do varet në periudhë afatmesme nga presioni i BE. Do shihet se çfarë do të propozojë Franca”.

Ejupi tha se Shqipëria ishte peng dhe viktimë e projeksionit të BE-së dhe shtoi se tani nuk ka më asnjë pengesë për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk ngel pengesë për Shqipërinë, nuk kishte dhe më herët por ky ishte shkaku i BE. Shqipëria ishte peng i këtij projeksioni të BE-së. Tani nuk duhet të ketë asnjë pengesë që Shqipëria të fillojë negociatat pavarësisht nëse Maqedonia pranon projeksion e Francës dhe Bullgarisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?