Sanksione ndaj grupit kriminal serb në Kosovë, Osmani: Vendi nuk do bëhet parajsë e sigurtë për ta
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur sanksioneve ndaj një grupi kriminal në veriun e Kosovës. Zvonko Veselinoviç ishte i pari në syrin e zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar menjëherë, ku thotë se vendi nuk do të bëhet parajsë e sigurtë për të tilla grupe kriminale.
”Mirëpres sanksionet e SHBA-së ndaj grupit ndërkombëtar të krimit të organizuar Veselinoviç në veri të Kosovës. Institucionet e Kosovës janë totalisht të përkushtuara për sundimin e ligjit dhe do të bashkëpunojë me SHBA-në për të siguruar se rajoni jonë nuk do të bëhet një ‘parajsë e sigurtë’ për grupet kriminale”.
I welcome 🇺🇸 sanctions on Veselinovic and his transnational organized crime group from north Kosovo. 🇽🇰 institutions are fully committed to rule of law and will cooperate with 🇺🇸 to ensure that our region doesn’t become a safe heaven for such crime groups. https://t.co/Ybhs2ezM8D
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2021