Sanksione për vonesat në shpronësime – Planet për investimet publike, fatura për ata që preken që në nisje të projektit

Investimet publike duhet të shoqërohen me faturën e shpronësimeve që në fillim të nisjes së projektit, me qëllim shmangien e vonesave në implementimin e projekteve, pro edhe problemeve sociale e politike”. Kërkesa është bërë nga deputeti Ilir Beqaj, gjatë diskutimeve të projektbuxhetit të vitit 2020, i cili iu referua problemeve të krijuara te Unaza e madhe.

Sipas ministres, Anila Denaj kjo çështje pritet të adresohet nga Agjencia e Shpronësimeve, një institucion që pritet të miratohet këtë javë në qeveri. Sipas Denajt, në skemën e shpronësimeve do të vendoset plani i pagesës, plus normën e interesit për vonesën.

Diskutime pati edhe për zvarritjen disa vjeçare të rrugës Qukës-Qaf Plloçë, një aks që do të shkurtonte ndjeshëm aksesin e pjesës juglindore të vendit. Sipas Denajt, aktualisht po saktësohet vlera që nevojitet për përmbylljen e projektit, ndërkohë që në momentin që do të ketë një konkluzion do të bëhet kërkesa për financim të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?