Sapo kishte dalë nga burgu, sherr me armë në mes të qytetit
Ervis Dollani kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, por mbrëmjen e sotme sërish është përfshirë në një konflikt. Ai ka qëlluar me armë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Vlorë.
“Më datë 14.02.2022, rreth orës 18:45, në lagjen “24 Maji “, pranë “Ish fushës së Aviacionit”, dyshohet se shtetasi E. D., ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Shtetasi E. D., u kap dhe po shoqërohet në ambientet e DVP Vlorë”.
Ai ka pasur zënkë me persona të tjerë dhe ka goditur me pistoletë në ajër. Dollani është me origjinë nga Berati, por është rritur në Vlorë. Ai kishte dalë një muaj më parë nga burgu. Autori ka qenë nën efektin e alkoolit.