Sapo ndodhi në Itali, bie qeveria

Në pikun e pandemisë së Covid-19, qeveria në Itali ka rënë, pasi Matteo Renzi ka tërhequr dy ministrat nga kabineti. Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte. Tani është hapur një krizë e madhe qeveritare në Itali, në mes të një situate tjetër të vështirë si ajo e Covid-19.

Do të shihet në ditët në vazhdim nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri mazhorancën apo itali do shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përplasja kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondit të BE.

“Kriza është hapur për muaj me radhë, ne kemi nevojë për respekt për rregullat demokratike: ne kërkuam të zgjidhim problemet, jo një shfaqje”, tha ish-kryeministri. Nuk dihet nëse do të krijohet një qeveri tjetër Conte 3 apo nëse Conte do të kërkojë mbështetje nga të djathët.

SHKARKO APP