Sapo përfundoi seancën, dhunohet avokati: Ka gisht prokurori Ndoja
Sapo doli jashtë derës së Gjykatës së Durrësit, avokati Ilia Ilia ëshë dhunuar. Mësohet se dhuna ndaj avokatit është ushtruar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ilia njihet si avokati i cili ka mbrojtur grupin e Shijakut me në krye Lul Berisha. Nuk dihen detaje rreth çështjes që kishte në dorë së fundmi avokati.
Në një lidhje telefonike me ”Fax News” avokati shprehet se organizatori i kësaj ngjarjeje ka qenë vetë prokurori Arian Ndoja. Ilia tha më tej se me prokurorin Ndoja nuk ka pasur asnjëherë komunikim, pasi ai është një person negativ.
Ilia tregon se gjatë një seance që ka pasur dje ka pasur një konflikt me prokurorin Ndoja, dhe mesa duket ai ka urdhëruar dy personat, që të ushtronin dhunë mbi avokatin
Dy personat që e kanë goditur janë shoqëruar për në komisariat, dhe priten të zbardhen dhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

