Sarandë, 37-vjeçarja e vetëflijuar për kujdestarinë e vajzës, burri e ndau se nuk donte të mbante shami
Ish-çifti ishte ndarë në vitin 2013 dhe shkak i ndarjes së tyre ishte mos dakordësia e Elonës për tu mbuluar me veshje myslimane, gjë të cilën bashkëshorti ja kërkonte me ngulm.
Ish-çifti rinisi jetët e tyre me marrëdhënie të cilat sollën edhe fëmijë, ndërsa vajza 12-vjeçare nga martesa e tyre, u la nën kujdestarinë e nënës nga një vendim i datës 13.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
37-vjeçarja nga Saranda e vetëhelmuar me fostoksinë u nis me helikopter drejt Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.
37-vjeçarja nga Saranda punonte si ekonomiste.