Sarandë, dallgë 5 ballë në det, bllokohen katër turistë

Katër turistë janë bllokuar në një varkë në Sarandë, për shkak të motit të keq, që ka trazuar së tepërmi detin.

Turistët e bllokuar kanë kërkuar ndihmë, teksa rrezikojnë jetën mes dallgëve të detit, që arrijnë në 5 ballë.

Policia Kufitare dhe rojet bregdetare janë nisur për operacionin e shpëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për shtetësinë e turistëve të blokuar, si dhe varkën me të cilën kanë dalë në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se kanë qenë vetë turistët, që kanë telefonuar për ndihmë në numrin 112 pranë Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?