Sarandë, humb jetën në aksident një person. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor

Një person humbi jetën në Sarandë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar.

Një automjet tip “Hyundai” me drejtues 51-vjeçarin me iniciale Th.K, është përplasur me një motomjet me drejtues një person ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit, si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP