Sarandë, nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës hyrëse
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës hyrëse në qytetin e Sarandës, investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me një shumë prej 280 milionë lekësh.
Rruga nis nga Ura e Gajdarit për të përfunduar tek Rrapi në Sarandë. Projekti nis zbatimin pas shumë vjetësh ankesa të sarandiotëve që lëvizin në këtë aks aspak dinjitoz për një qytet turistik. Nisjen e punimeve e ka njoftuar deputeti i sarandës, Alket Hyseni.
Alket Hyseni: “Kemi diskutuar modalitet për çështjen e mbikalimeve dhe nënkalimeve në këtë rrugë për ti dhënë mundësi banorëve që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve për të kaluar nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës.”
Sipas inxhinierit Aristotel Koçi, rruga është projektuar të jetë 10.5 metra e gjerë, me tre korsi si dhe me trotuarë nga të dyja anët.
Aristotel Koçi: “Rruga do të ketë gjerësi 10.5 metra me asfalt, me 3 korsi, trotuare në të dyja krahët, ndriçim, gjelbërim etj.”
Afati i përfundimit të punimeve për këtë aks me gjatë 1 kilometër është 12 muaj.

