Sarandë, pranga 54 vjeçarit, posendonte eksploziv dhe hashash

Policia e Sarandës ka arrestuar në orët e para të së shtunës një person, i cili është kapur në flagrancë në posedim të lëndëve plasëse.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Halit Hasani, të cilit iu sekuestruan rreth 3 kg lëndë plasësë e llojit nitrat. 
Sipas burimeve, lënda u gjet në një autobus në pronësi të 54-vjeçarit Hasani, bashkë me 3 kapsolla me fitil, 6 detonatorë dhe një sasi hashashi.

SHKARKO APP