Sarandë/Sherr mes disa të rinjve, plagoset një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në Sarandë, ku disa të rinjë janë përfshirë në një sherr dhe ka të plagosur.

I riu me inicialet R.A, u transportua me urgjencë në spitalin “Stefan Mekshi”, dhe ka patur 4 goditje, një në pjesën e pasme të trupit dhe plagë të tjera në duar.

Fatmirësisht gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur hetimin për të zbuluar autorët e plagosjes.

SHKARKO APP