Sarandë, turizëm mes mbetjeve urbane (VIDEO)

Mbetjet urbane rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ndërsa turistët shprehen të pakënaqur. Kazanët e mbeturinave janë të tejmbushur që në orët e para të mëngjesit. ”Kazanet e mbeturinave nuk zbrazen në kohë, si dhe nuk pastrohen apo dizenfektohen”. Saranda në verë popullohet nga turistë të cilët shqetësohen nga mungesa e pastërtisë në qytetin bregdetar. ”Jemi të shqetësuar sepse këto mbeturina mund të përhapin sëmundje sidomos gjatë kohës së verës që ka më shumë mikrobe”. Qytetarët bëjnë thirrje që pastërtisë ti kushtohet më shumë vëmendje nga autoritetet për të mos prishur imazhin e Sarandës turistike.

SHKARKO APP