Sarandë, Velipojë, Vlorë e kudo ankohen: Turizëm pa ujë e drita?! Këto s’janë pushime

 

Turizmi do pasterti, det,  drita, rend  e uji. Te tjerat i ka pushuesi vete ! Mungesa e energjisë elektrike në zonat bregdetare po i kushton shumë këtij sezoni dhe vete turizmit në Shqipëri.

Ndërprerje të vazhdueshme të energjisë ka pasur në Orikum. Radhimë, përgjatë Ujit të Ftohtë. Pushuesit në brigjet e Jonit thonë se situata e krijuar ka zbehur kënaqësinë e pushimeve duke paralajmëruar se me kushtet dhe shërbimet që ofrohen vështirë të rikthehen.

“Gjatë gjithë natës ka pasur ndërprerje të energjisë. Unë jetoj në Greqi dhe vendosa të vij në Shqipëri tia kaloj pushimet por u zhgënjeva” thotë një pushuese.

Të vesh në turizëm e të mos gjesh drita e ujë?! Ky nuk quhet turizëm. Nuk do të rikthehem”

“Është bërë situatë e jo fort e këndshme, kemi ardhur për të pushuar, dhe për t’u argëtuar, por së fundmi nuk po kalojmë dhe aq mirë, mbrëmë mungoi përgjatë gjithë mbrëmjes energjia elektrike” thotë një turist i huaj.

Zona bregdetare e Vlorës deri në Himarë prej ditësh po përballet me mungesë të energjisë elektrike, e cila sipas OSHEE është shkaktuar nga defektet e shkaktuara nga moti i keq dhe amortizimi i rrjeti.

SHKARKO APP