Sardenjë, porti i 1 miliard euro i jahteve luksoze

 

Duke dominuar ujërat e kristalta blu të gjirit të portit të Sardenjës në Porto Cervo, ky koleksion tronditës megajahtesh është në pronësi të miliarderëve nga e gjithë bota dhe mendohet se vlejmë më shumë se 1 miliard euro.

Disa nga jahtet mund të akomodojnë deri në 60 të ftuar dhe përfshijnë facilitate nga më të mirat, përfshi edhe palestrat.

Ndodhen të paktën dhjetra megajahte të parkuara në gji, duke filluar nga çmimet 15 mln euro deri në 206 mln.

Një nga jahtet më të mira zotërohet nga kryeministri i Katarit, Sheiku Hamad bin Jassim.

Jahti i 15 më i madh në botë, 133 metra, u ndërtua nga Peter Schiffbau dhe mund të akomodojë deri në 60 persona në bord. Jahti mbresëlënës ka një spirancë stabilizuese që redukton lëkundjet e jahtit në det.

SHKARKO APP