Sassoli mbërrin në Tiranë, Rama e pret në hyrje të Kryeministrisë. Presidenti i PE do marrë pjesë në seancën plenare

Ashtu siç ishte përcaktuar, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka mbërritur sot në Tiranë. Sassoli do ta nisë axhendën e tij të takimeve me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, në orën 14:45.

Presidenti i PE-së, është pritur në hyrje të Kryeministrisë nga Edi Rama. Pasi u takuan përzemërsisht, Rama dhe zyrtari i lartë u futën në institucion.

Po ashtu sot është parashikuar që Sassoli të zhvillojë takime dhe me presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?