Sauditët duan të “blejnë” fshatin shqiptar!

Investitorët sauditë kanë shfaqur interes për fshatin shqiptar e kryesisht në blerjen e bagëtive të imta nga fermerët.

Gjaatë një “Business Tour” tre ditor në Shqipëri,  sipërmarrësit nga Arabia Saudite zhvilluan një takim edhe  me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ku u njohën me potencialet që kanë për të investuar në sektorin bujqësor.

 “Bujqësia është për ekonominë tonë një sektor strategjik. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi shtuar mbështetjen vit pas viti me grante dhe politika të tjera favorizuese për fermerët, por Shqipëria rurale ka ende potenciale të pashfrytëzuara prandaj investimet e huaja janë të mirëpritura”, tha ndër të tjera ministri Çuçi gjatë fjalës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të takimit pati edhe një prezantim më të detajuar të fushave konkrete me interes të lartë për ne dhe investitorët sauditë sa i përket investimeve të huaja.

Ndër to përmendim prodhimin e grurit dhe patates; qendrat bujqësore multifunksionale, blegtorinë, investimet në porte, rehabilitimin e digave dhe sistemit të vaditjes, akuakulturën etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?