”Save the Children”: 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në varfëri

Një raporti i organizatës ndërkombëtare, “Save the Children”, ngre shqetësimin se fëmijët në zonat rurale hasin vështirësi për të marrë dije, ndërsa ata me aftësi të kufizuara dhe nga komuniteti Rom vijojnë të kenë akses të kufizuar në shërbime. Varfëria po shërben si katalizator i akteve kriminale te fëmijët.

“Unë e shoh që në afat-shkurtër dhe afatgjatë se fenomenet negative të dhunës apo kriminalitetet te fëmijët do të vijojnë të jenë jo vetëm prezentë, por edhe më të theksuara”.

Sipas raportit të ”Save the Children”, numri i fëmijëve në varfëri në Europë ka arritur në gati 20 milionë, ndërsa Spanja dhe Rumania janë dy shtetet më problematike në këtë drejtim.

SHKARKO APP