”Save the Children”: 50% e fëmijëve në Shqipëri po rriten në varfëri
Një raport i fundit nga ”Save the Children”, ka folur për gjendjen ekonomike ku po rriten fëmijët në mbarë botën. Situata është më e rëndë në Ballkanin Perëndimor ku 49.4% e fëmijëve në Shqipëri po rriten në varfëri.
Vendi i dytë me nivelin më të lartë është Bosnje Hercegovina me 30.6% dhe Kosova me 20.7%. Sipas raportit, fëmijët e minoriteteve etnike janë grupet më të cenueshëm të fëmijëve në këto tre vende.
Gjermania edhe pse është një nga vendet më të pasura në botë, aty 1.4 e fëmijëve po rriten të rrezikuar nga varfëria.