“Save the children”: Alvin Berisha, s’është nën kujdesin tonë

Pas shfaqjes për herë të fundit tre javë më parë të Alvin Berishës në emisionin “Le Inne”, vishet me mister ajo çfarë është duke ndodhur me të miturin shqiptar në Kampin Al-Hol. Fundjavën e shkuar u raportua se Alvini ishte nën kujdesin e organizatës britanike ”Save the Children” por në përgjigjen e kthyer për Top Channel nëse Alvin Berisha është nën kujdesin e kësaj organizate, thuhet: ”Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e ”Save the Children” në kampin Al Hol. Duke marrë në konsideratë këtë çështje të komplikuar të fëmijëve të juaj në Verilindje të Sirisë, ne do të preferonim për të mos komentuar apo spekuluar se çfarë është duke ndodhur me të dhe se si është ai”.

SHKARKO APP