“Schengen vdes”, Brukseli ”kërcënohet” nga…

Brukseli nuk ka qetësi. Në një anë janë fuqitë e mëdha, pjesë e BE-së që nuk janë pro zgjerimit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sfida për të mbrojtur zonën Schenge (lëvizje e lirë).

Prej kohësh ka një përplasje mes Francës, Gjermanisë me Komisionin Europian, lidhur me kushtet në të cilat shtetet anëtare të BE-së mund të ri-vendosin për kontrolle të jashtëzakonshme kufitare brenda zonës Schenge. Komisioneri i migracionit, Dimitris Avramopoulos, kohë më parë dha një mesazh të frikshëm. “Nëse Shengen vdes, kam frikë se do të jetë fillimi i fundit i Europës”.

Franca, Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, kanë kontrolle të përkohshme në kufijtë e tyre. Brukseli ka insistuar në mënyrë të përsëritur se dëshiron të shoh një kthim në zonën Schenge, siç ishte para krizës së emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas eurokratëve, vendet do të lejohen që të aplikojnë bazën ligjore të përdorimit të kontrolleve kufitare të përkohshme për një vit, me një shtyrje të mundshme 2-vjeçare, kjo e gjitha në rast të një “kërcënimi për politikën e tyre publike ose sigurinë e brendshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtari grek i bëri jehonë thirrjes së Presidentit të Komisonit Europian, Jean-Claude Juncker që Rumania dhe Bullgaria të bashkohen në zonën Schenge.

“Një Schengen më i fortë, do të thotë një Schengen i unifikuar. Ne i bëjmë thirrje Këshillit që të vendosë për Bullgarinë dhe Rumaninë, që të bashkohen me familjen Schenge. Kjo nuk është vetëm politikisht e drejtë, por është e nevojshme nga pikëpamja e sigurisë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?