Schulz njihet me Durrësin, viziton muzeun arkeologjik

Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Schulz e ka kaluar në Durrës mbrëmjen,  ku i shoqëruar nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, u prit nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Shoqëruar nga një cicerone grupi, ai është njohur me Durrësin antik gjatë vizitës në muzeun arkeologjik të qytetit.

Interesi i Schulz për të kaluarën bizantine të Durrësit ishte aq i madh, sa kryeparlamentari dëgjoi me kureshti dhe vëmendje, cdo shpjegim për periudhat në të cilat kishte kaluar zhvillimi i qytetit.

Veprat arkeologjike të ekspozuaraë tërhoqën vëmendjen e kryeparlamentarit evropian,  i cili u njoh me qytetërimin antik të Durrësit

Vizita e Schulz vijoi përgjatë Vollgës, sic njihet nga durrësakët shëtitorja Taulantia, ku iu bashkua turistëve të shumtë në xhiron e darkës.

Sfinksi në zonën e bryllit, një investim i muajve të fundit i bashkisë së Durrësit, një destinacion mjaft i frekuentuar turistik, mbylli vizitën e europarlamentarit në qytetin bregdetar.

SHKARKO APP