Schulz viziton akademinë e Policisë të financuar nga BE-ja

Martin Schulz, President i Parlamentit Europian ka vizituar mëngjesin e të martës Akademinë e Policisë, i shoqëruar nga drejtues të këtij institucioni dhe Ministrisë së Brendshme.

Burime konfirmojnë se vizita në akademinë e Policisë e Presidentit të PE-së, Schulz  vjen për shkak se Bashkimi Europian është një nga financuesit kryesorë të shkollës së policisë, një projekt ambicioz i qeverisë Shqiptare dhe i mbështetur fuqishëm nga Bashkim Europian.

Martin Schulz i cili ka mbërritur dje në Tiranë, me ftesë të homologut Shqiptarë, Kreu të Kuvendit, Ilir Meta, po vijon sot ditën e dytë të vizitës së tij. 

SHKARKO APP