Schütz takon Beqirin: Interes në rritje nga kompani gjermane në Shqipëri

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Susanne Schütz, zhvilloi të mërkurën një takim pune me drejtorin ekzekutiv të AIDA-s, Genti Beqiri.

Sipas burimeve zyrtare të AIDA-s, qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit në drejtim të promovimit të mundësive për investim në Shqipëri, të krijimit të një klime të favorshme për partneritet mes bizneseve shqiptare dhe atyre gjermane, si dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me organizatat e biznesit.

AIDA, në zbatim të misionit të saj konfirmoi dhe njëherë ndihmën për sipërmarrjet gjermane në Shqipëri dhe asistencën për të gjithë ato që synojnë tregun shqiptar për të investuar në fushat strategjike si bujqësi, turizëm, energji dhe infrastrukturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqiri vlerësoi mbështetjen që qeveria gjermane ka dhënë nëpërmjet GIZ në përmirësimin e shërbimeve të AIDA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Gjermanisë vitet e fundit ka ardhur duke u intensifikuar. Shteti shqiptar ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm me shtetin gjerman dhe ka mirëpritur hyrjen e investitorëve gjermanë të tregun shqiptar.

Sipas AIDA-s, ka një interesim në rritje të angazhimit të kompanive gjermane në Shqipëri, veçanërisht në formën e investimeve direkte. Kompani të pranishme në Shqiperi renditen, Lindner Group, Tirana Business Park, Forschner etj..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?