”S’do merrni shtëpitë, po e morën ata stafetën”, Rama kërcënon hapur: Nëse ndërpritet puna, atëherë…

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte gjatë takimit në qytetin e Durrësit, u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti ( edhe në formë kërcënimi) që të mos ndërpresin qeverisjen e PS-së, pasi në të kundërt nuk do mund ti marrin shtëpitë dhe apartamentet në proces rindërtimi. Për më tepër, Rama shtoi gjatë fjalës së tij, se zgjedhje e qytetarëve është e thjeshtë më 25 prill, teksa nënvizoi se opozita është e njëjta me pushtetin e dikurshëm të Partisë Demokratike.

”Zgjedhja është shumë e thjeshtë, sepse s’ka nevojë të mundosh veten e të pyesësh si janë këta po erdhën në pushtet sepse janë po të njëjtët. S’ka asnjë shans kush që të marrë shtëpinë e re apo apartamentin e ri gjatë vitit që vjen në zonat urbane apo të mund të marrë atë që u takon, në kohë, apo me cilësi, nëse kjo punën ndërpritet këtu dhe u jepet atyre mundësia për të marrë stafetën. Një numër shumë më i vogël se ata që u prekën nga tërmeti, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la disa mijëra familje të dëmtuara, kjo histori u përmbyll nga ne kur morëm detyrën. Nëse ne s’do e kishim marrë detyrën ata njerëz s’do i kishin marrë kurrë paratë. Po të mos kishim marrë ne detyrën, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuara s’do i kishin marrë kurrë 40 milionë dollarë. U desh të vinim ne në detyrë që ata të merrnin paratë dhe që shteti ti jepte atë që u detyrohej. Ata s’mund të na tregojnë një shkollë që kanë bërë me standarde europiane, apo një kopshte apo një çerdhe që mund t’i afrohet sado pak, shkollave kopshteve apo çerdheve që kemi ndërtuar ne”, tha Rama.

SHKARKO APP