S’do mungojnë reshjet e shiut dhe dëborës, mot me surpriza sot

Kthjellimet dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore duke rrezikuar reshje shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas IGJEUM, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?