S’duron më, Shalari: Pse ma tundni aftësinë e kufizuar? S’pranoj më ftesa

Blerina Shalari, është kompozitorja e cila vitin që lamë pas nuk iu nënshtrua verbërisë së syve por përmes forcës së shpirtit, syve të zemrës, e punës së pandërprerë 5-vjeçare, ia doli të mbrojë doktoraturën. Ky është një rast unikal për Etnologjinë e Folklorin shqiptar ashtu sikurse edhe vetë Blerina e cila reflekton kaq shumë forcë, besim e optimizëm. Por kompozitorja e talentuar nuk ndjehet fort rehat me gazetarët. Me të drejtë ajo rrëfen se e ftojnë nëpër mediume e programe që të flasë për “rolin e një gruaje me aftësi të kufizuar” dhe jo për atë që ajo është… një artiste.

REAGIMI I PLOTË:

Përshendetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky mesazh është nga më të rëndësishmit që po shkruaj. Marr shkasë nga ftesat e disa gazetarëve që duan të më ftojnë nëpër mediumet e programet e tyre. Ajo që më trishton në këto ftesa është se qëllimi për të cilin ftohem është pozita, familja, suksesi, arritjet, dhe e gjitha kjo për të ashtuquajturën aftësi e kufizuar. Më telefonojnë dhe më thonë: A mund të na flasësh për rolin e një gruaje me aftësi të kufizuar? A mund të na thuash si bëhet i sukseshëm një person i tillë, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillimet e mia, kjo ishte e pranueshme, sepse duhej njohur rruga ime, si kam ecur, ç’pengesa kam hasur etj, si çdo njeri në fund të fundit por, kisha një pyetje për cilindo gazetar, por edhe ata që janë jashtë kësaj fushe: A është e mundur të më ftojnë si një njeri që merrem me art? Dhe kjo nëse kanë respekt për artin tim, sido qoftë ai… Përse ma tundin gjithmonë përpara syve aftësinë ose paaftësinë? Nuk kam unë gjëra të tjera përveç kësaj? Nuk më tha dikush që, ti do vish të na luash njërën nga krijimet që ke shkruar, ose, a mund të na flasësh për folklorin muzikor, si gjendet ai në ditët e sotme? Dua tiu them se i kuptoj që kanë kuriozitet, duan të zgjojnë interes, por nga ana tjetër, nuk e largojnë dot personin tim nga rrethi vicioz i quajtur aftësi e kufizuar, duke u munduar në fakt, të më kufizojnë me të vërtetë.

Unë nuk do të pranoj më asnjë ftesë për këtë temë. I bind ose jo njerëzit me personalitetin tim, ashtu si është, kjo është diçka tjetër, por për këtë termin vrastar aftësi e kufizuar nuk përgjigjem më. I respektoj të gjithë miqtë dhe shokët e mi që kanë një mungesë të caktuar, po kjo s’ka lidhje me ta.

Kjo ka lidhje me gazetarët, por edhe me shoqërinë shqiptare, e cila duhet të mësohet dhe të edukohet, se njerëzit nuk janë ndonjëherë vetëm me aftësi të kufizuar, po përpiqen të jenë, artistë, kompozitorë, këngëtarë, poetë e çfarëdo tjetër. Shpresoj të kuptohem për këto që sapo shkrova. Ftesat i mirëpres vetëm për artin që bëj, dhe për asgjë tjetër, por edhe kjo, atëherë kur vërtetë ia vlen të shfaqet.

B Shalari!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?