“Se shembi tërmeti, por pushteti”, këngëtari nga Zvicra, këngë për Teatrin Kombëtar
Tepër i indinjuar, Marco Zappa, këngëtar i njohur nga Zvicra që këndon në gjuhën italiane, i ka kushtuar një këngë shembjes së Teatrit Kombëtar, që ka provokuar protesta të ashpra të udhëhequra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Kënga ka edhe pamje nga shkatërrimi i godinës së Teatrit. Aty shihet aksioni i policisë për të shembur godinën e TK-së.
Ndërsa, në video ka edhe parrulla në mbrojtje të Teatrit. “Nuk e bëri tërmeti, e bëri pushteti”. Ndër të tjera, Zappa shprehet se edhe “unë jam shqiptar”.
“Shuat një qiri që ndriconte qytetin. Përse?”, thuhet ndër të tjera në teksin e muzikës. Më tej, në tekst nënvizohet edhe se “dhuna e një pushteti të kujton të kaluarën”.