Seanca dëgjimore në KLP/ Pas Arta Markut, flet Fatjona Memçaj

Fill pas fjalës së kandidates Arta Marku, për Kryeprokuror/e, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po vazhdon me Fatjona Memçajn.

Kjo e fundit, aktualisht po bën një prezantim të karrierës së saj.

“Kam qenë një nga prokuroret e para të Task Force-s shqiptare për pastrimin e parave; kam drejtuar Drejtorinë Ligjorë në Presidencë duke bërë akte ligjore që shërbejnë edhe sot. Po kështu kam qenë edhe drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe prokurore në Prokurorinë e Apelit”, u shpreh Memçaj.

Më tej shtoi:

“Jam doktore shkencash, kam eksperiencë disavjeçare, jam përfshirë në mësimdhënie; po kështu anëtare e bordit të Magjistraturës dhe anëtare e KED-së.”

E pyetur nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi,se si i shikon kompetencat që ka tani PP me ato që kishin më parë, Memçaj tha:

“PP transmeton shqetësimet e prokurorëve prandaj shoh të rëndësishëm bashkëpunimin me KLP-në. Prokuroria është një transformim: mbingarkesa, struktura e papërshtatshme, marrëdhëniet institucionale do të kalojnë formalizma; PP do të gjejë zgjidhjen duke dëgjuar dhe bashkëpunuar me institucione të tjera. Kuvendi ka ndërtuar mekanizma për të qenë në dijeni për punen e prokurorisë, nëpërmjet raportit vjetor të raportur nga PP.”

Ndërkohë, pyetjes “do të vendosni ta vini në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP-së, nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?”, Memçaj iu përgjigj:

“Unë kam frikë ligjin dhe ndaj e quaj veten një prokuror i mirë dhe shkeljen e tij nuk ia lejoj vetes ta bëj. Prokuroria shqiptare deri më tani është sulmuar për këtë që nuk respekton të drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë të fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë dhe nëse e bëj une i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin.”

SHKARKO APP