Mbyllet seanca në Kuvend, protestuesit godasin me vezë makinën e Ballës
Pas mbylljes së seancës plenare të kësaj të hëne, jashtë Kuvendit ka pasur sërish tensione. Disa protestues i bënë pritë deputetëve jashtë duke gjuajtur me vezë.
Automjeti i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është goditur me vezë teksa ai po largohej nga ambientet e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare.
Ngjarja ndodhi në momentin kur Balla po hipte në automjetin e tij, ndërsa në zonë ndodheshin protestues të mbledhur jashtë Parlamentit.
Disa prej tyre hodhën vezë në drejtim të makinës së ministrit, duke e goditur atë. Incidenti ndodhi në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH


