Seanca në Gjykatën e Lartë – Bashkëshorti i gjyqtares mohon korrupsionin: Paratë e filmuara ishin borxh

burri-i-gjyqtares

Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë është tërhequr për të marrë vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj bashkëshortit të  gjyqtares së pezulluar  Majlinda Andrea.

Para togave të zeza, Odhise Andrea, mohoi akuzat për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam bërë korrupsion, çdo gjë e sajuar nga prokuroria. Shuma e parave të filmuar e kam marrë borxh nga Petraq Dashi për një biznes që kam hapur më pare” ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati mbrojtës i Andreas ka kërkuar  masë më të butë sigurie, arrest shtëpie.

Ndërsa prokurori ka kërkuar që Odhise Andrea të lihet në burg, pasi sipas tij nuk ka ndryshuar asgjë nga kushtet e masës së sigurisë.

Ai u vetëdorëza mbrëmjen e së hënën në Policinë e Tiranës ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Odhise Andrea nuk ka bërë asnjë deklaratë në polici, duke thënë se do të fliste në gjykatë.

Çifti Andrea akuzohen nga Prokuroria për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, hetimet per të cilën u publikuan nga Prokuroria e Përgjithshme mbrëmjen e 16 korrikut 2016.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Odise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, gruas së tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit dhe shuma e parave jepej per këtë rast.

Shuma e parave u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë.

 

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?