Seanca në Kushtetuese për profesionet e lira, Jorida Tabaku: Ligj antikushtetues dhe preferencial

Deputetja Jorida Tabaku ka folur për mediat lidhur me seancën që po mbahet në Kushtetuese mbi paditë për taksimin e profesioneve të lira.

Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme. Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, duke krijuar pasiguri dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. 106 profesione të lira janë duke paguar një trajtim të padrejtë. Ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji është bumerang i qeverisë, favorizimi i pakicës dhe goditja e shumicës”, tha Tabaku para mediave.

SHKARKO APP