Seanca në Kuvend/Hajdari: PS mos t’i bëjë gjërat për sy e faqe
Deputetja Rudina Hajdari ka marrë fjalën në parlament. Ajo e nisi fjalën e saj me akuza të rënda ndaj socialistit Damian Gjiknuri. Dje ai tha se sistemi zgjedhor nuk ndryshon pa PD, e cila ka mundësi të ketë përfaqësuesit e saj dhe vëzhgues me të drejtë vote. Sipas Hajdarit, kjo është një ftesë sa për sy e faqe, vetëm për sytë e ndërkombëtarëve.
”Doja të flisja për një kërkesë që deputeti Damian Gjiknuri ka bërë që më duket e pavend. Duhet të kemi parasysh që ata deputet që ishin në parlament s’janë më, pra ju e keni bërë atë marrëveshje me ata, jo me ne. Po më vjen keq që deklaratat e Gjiknurit ishin shembull i keq për këtë sistem partiak. Gjinkuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës, dhe tha që ju duhet të bëni pjesë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Unë do t’iu them në mënyrë të hapur çfarë po ndodh. E para propozimi i PS është një propozim sa për sy e faqe ndaj ndërkombëtarëve, këta thonë se ne po i bëjmë kërkesat po mundohemi t’i zgjidhim gjërat e t’i shtrijmë dorën opozitës. Ne duhet të kemi një ndryshim esencial në ligjin për financimin e partive. Duhet një organizim demokratik brenda partive”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

