Seanca në Kuvend nis me debat. Lindita Nikolla i ndërpret fjalën, Gazment Bardhi: Jua ka kërkuar Edi Rama të na hiqni të drejtën e fjalës?

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debat pasi deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar që të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve për të vendosur sa minuta ka secili deputet i opozitës për të folur.

Ndonëse Nikolla u përpoq ti sillte shembujt e parlamenteve në vende të tjera të botës, Bardhi i përmendi faktin që në stadium ishin 22 mijë tifozë dhe nuk mund të përdorin justifikimin e pandemisë.

Bardhi: Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament normal. Doni të hiqni të drejtën e fjalës e opozitës? Çfarë të drejte keni ju për të kufizuar kohën? Duhet të sqaroni kush është arsye që keni marrë këtë vendim në shkelje të nenit. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument. Na jepni argument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolla: Jemi në kohë pandemie. Sollëm eksperiencat e parlamenteve…

Swiss Digital Mobile Reklama

Bardhi: Nuk ka lidhje pandemia. 22 mijë tifozë në stadium. Kush ju ka thënë ju që po të rrimë në sallë 630 minuta nuk përhapet virusi dhe të rrimë 800 minuta nuk përhapet. Kush ju ka thënë që përhapet po të flasin deputetët e opozitës dhe nuk përhapet me 22 mijë tifozë në stadium? Lërini këto argument qesharake.

Nikolla: Fjala për zotin Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?