Seanca në PE/ Eurodeputeti Gahler: Asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet 184 dhe 339
Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega si dhe eurodeputeti Michael Gahler kanë pasur kritika ndaj qeverisë në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian.
Lega ka theksuar se qeveria është shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Pa ndryshuar ky raport sipas tij, s’ka çelje negociatash.
Ndërkohë Gahler thotë se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me dosjet e shit- blerjes së votave, 184 dhe 339 të bandave të Durrësit ku i përfshirë ka qenë dhe ish- kryebashkiaku Vangjush Dako.
Seanca e cila po zhvillohet në PE, është për Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian dhe po diskutohet situata në Shqipëri. Kjo seancë u thirr nga David McAllister teksa Lega dhe Gahlet kanë thënë se pa u hetuar dhe luftuar krimi dhe korrupsioni që janë 2 kushte të Shqipërisë për negociatat, atëhere Shqipëria s’ka për t’i hapur ato nëse nuk i përmbush kushtet para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.