Seanca nis në 18:00, PD-ja ”ngujohet” në sallë
Pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu disa herë seancën. Edhe pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku u mor vendim që Hasa të përjashtohej me 10 ditë, ky i fundit nuk ka pranuar që të lërë sallën. Në këtë situatë, Gramoz Ruçi vendosi që seanca të shtyhej dhe të rinisë në orën 18:00. Ndërkohë, deputetët demokratë kanë vendosur që të qëndrojnë në sallë deri në fillimin e punimeve të Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

