Sefa pas dekretimit të ligjit nga Presidenti: Mazhoranca do të hetojë veten!

Indrit Sefa, Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në zyrtare, komentoi dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare nga Presidenti Bajram Begaj. Sipas Sefës, dekretimi i këtij ligjit, praktikisht do të sjellë vdekjen e Komisioneve, pasi sipas tij shumicën do ta ketë vetë mazhoranca.

“Presidenti ka dalë tej rolit të tij, e ka trajtuar postin e tij si pozicion teknik. Mendojmë se ky ligj bie ndesh me kushtetutën. Nëse studiohet ligji, është ‘vdekja’ e Komisioneve praktikisht.

Do të kemi Komisione ku mazhorancën e ka mazhoranca, dhe praktikisht do të hetojë veten e vet. Nuk do të ketë më mbledhje të hapura. Nuk do të ketë listë dëshmitarësh, por listën që do pranojë mazhoranca. Provat që do merren do jenë ato që kërkon mazhoranca”, u shpreh ai në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?