Seferi: Lirojmë hapësirat publike, nuk ka kompromis me shkelësit

Nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi me shkelësit e ligjit”. Ky është mesazhi i qartë që dha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në njësinë numër 5 në kryeqytet, aty ku vijon në ditën e dyte aksioni i Bashkisë për të liruar hapësirat publike nga zaptimi që bizneset i kanë bërë në mënyrë të paligjshme.

Ai tha se asnjë nga subjektet në këtë zonë nuk ka dokumentacion të ligjshëm.

“Nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi, çdo gjë që bëhet, bëhet duke u konsultuar me dokumentacionin paraprak që çdo subjekt paraqet, por ajo që është vënë re, në asnjë nga rastet nuk ka një dokumentacion konform ligjeve, ose janë të skaduar në datë, ose janë të vëna në mënyrë provizore në vitet e kaluara”, tha Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë shtoi se aksioni nuk përfshin vetëm rrugët kryesore, por edhe brendësitë e lagjeve, duke hequr prej tyre çdo pengesë që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. “

SHKARKO APP