Sejko: 20-vjeçari zgjodhi të punojë si kamarier, nuk merrej me drogë. Si ta frymëzojmë rininë?

Si një i ri që punon për të siguruar një jetesë sa për të mbijetuar në këtë vend të vështirë, është 20-vjeçari Myzerin Zenelin që nuk e njihnin në Velipojë. Ata që e punësuan një ditë para tragjedisë dhe e thërrisnin jetim.

Aktivisti Genc Sejko ka folur për 20-vjeçarin. Ai ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen që duhet të bëjë rinia në ditët e sotme, kur edhe një profesion i thjeshte siç është kamarier të rrezikon jetën në Shqipëri. Ky profesion, i cili aplikohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në sezonin e verës nga të rinjtë, është një punë e ndershme, por gjithsesi jeta e 20-vjeçarit Myzerim Zeneli, u shua ditën e sotme nga disa plumba të paplanifikuar për të.

“Kam një zakon të “keq”. Kur vi në Shqipëri e ulem në kafe apo restorant, lë të paktën 10% të faturës si bakshish. Këtë e bëj edhe kur nuk më pëlqen ushqimi apo kafja; kjo sepse dua të vlerësoj punën e ndershme. Një djalë 20 vjeçar u zgjua dje dhe iku në punë. Ishte dita e tij e parë. Nuk iku të merrej me drogë. Nuk shkoi të vidhte. Nuk qëndroi në shtëpi si parazit. Zgjodhi të punojë si kamarier. Është një punë që në Europë e bëjnë shumë të rinjë gjatë sezonit të verës. Në orët e vona të darkës zemra e tij 20 vjeçare pushoi së rrahuri nga plumbat që nuk ishin planifikuar për të. Si ta frymëzojmë rininë që të bëjë zgjedhjen e duhur kur zgjedhja e duhur ka të njëjtin fund me zgjedhjen e gabuar?!”

SHKARKO APP